Site icon Telegrafi

Mbahet panairi i librit në shtëpinë botuese Feniks

Nën moton “Libra për të gjithë gjeneratat” shtëpia botuese “Feniks”, prej sot deri më 20 nëntor, organizon panairin e librit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë panair, i cili organizohet në muajin e librit do të prezentohen mbi 10 000 tituj të librave për të rritur dhe fëmijë. Në panair do të dhurohen fotografi, libra për ngjyrosje, enciklopedi, lektyra për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, manual dhe bestseller.

Gjithashtu do të promovohet edhe revista e re “Trend Film”, dhe do të mbahet tribunë me temë “Revistat sot”, ku do të jenë përfaqësues nga revistat “Akademia aletrare” dhe “Të mësojmë përmes lojës”./Telegrafi/

Exit mobile version