Panairi i verërave do të mbahet më 23 dhjetor në qytetin e Rahovecit.
Nga maja e kodrës zbret poshtë rrugës që të shpie në qendrën e qytetit te Rahovecit. Mu në qendër të qytetit mbretëron një frymë multikulturore me një trashëgimi mjaft të pasur.
Ky qytet me kulturë dhe traditë të lashtë, të bën të ndihesh rehat dhe më se i mirëseardhur. Qetësia, rehatia dhe stabilitetii qytetit, të jep ndjenjën e sigurisë dhe punës. Aty ku njerëzit janë të dashur dhe të ngrohtë me njëri tjetrin.
Me të hyrë në qytet, padyshim e ndjen aromën e këndshme të rrushit dhe bodrumeve më të njohura të verës në vend. Prodhimet e verës e bëjnë qytetin edhe më madhështorë duke zbutur papunësinë dhe duke zhdukur varfërinë.
“Nga vizita në këtë qytet, të lë përshtypje fakti se Rahoveci është qytet pa lypsarë, diçka që e bën të dallohet nga qytet e tjera te Kosovës. Ky fakt më la të kuptoj se sa shume rrushi dhe verërat e këtij vendi, e begatojnë ekonominë e qytetarëve të Rahovecit dhe jo vetëm. Rrushi dhe verërat vendore kryesisht dalin nga ky qytet për tu shpërndarë në tërë vendin dhe jashtë tij.E kjo, ka ndikim direkt nërritjen dhe zhvillimin e ekonomisësë shtetit tonë”.
Me të vërtetë Rahoveci është qytet që na ofron shumë begati me prodhimet e tij, të njohura në rajon dhe më gjerë. Prandaj është koha qëedhe ne t’i ofrojmë qytetit të Rahovecit shkëlqimin dhe atmosferën që e meriton,në këtë periudhë festive. Panairi #venaevenit do ta bëjë këtë duke i mbledhur të gjithë qytetarët e Kosovës në një vend për tu argëtuar me muzikë dhe me verërat më të mira vendore nëvendin ku filloi e tërë kjo histori e bukur…Në Rahovec. /Telegrafi/