Site icon Telegrafi

Panairi i tatuazheve në Frankfurt

Në panair morën pjesë 350 artistë të tatuazheve nga mbi 20 shtete, prej Japonisë, nëpër Zelandën e Re, deri në Afrikën e Jugut dhe Rusinë. Frankfurt hapi derën për këta artistë të pazakontë për të 180-tën herë me radhë, ndërsa hapësirat e ekspozitave u vizituan nga mbi 6.000 vizitorë.

Panairi është një shans i mrekullueshëm për shkëmbimin e ideve, trendëve dhe inovacioneve në tatuazh. Sivjet në qendër të vëmendjes ishin mysafirët nga Samoa të cilët demonstruan vallëzimet fisnore dhe natyrisht tatuazhet e tyre. /Telegrafi/
 

Exit mobile version