Telegrafi

Panairi i Punës

Ky panair ka për qëllim të shërbejë si pikë takimi për anëtarët e Odës Amerikane dhe studentët e AUK. Pjesëmarrëse në këtë panair do të jenë disa nga kompanitë më prestigjioze që operojnë në Kosovë dhe të cilat do të ofrojnë pozita pune si dhe pozita për punë praktike.

Kompanitë e pranishme në Panairin e Punës do të jenë: Coca Cola Hellenic, AltaVia Travel, Assecco, AVC Group, Banka Ekonomike, Buçaj, Cacttus, EBC Company, INKUS (VideoFest), IPKO, KPMG, Meridian Corporation, PR Solutions, ProCredit Bank, PriceWaterhouseCoopers, Recura Financials, SIGAL and Trokit. /Telegrafi/