Site icon Telegrafi

Panairi i milionerëve

Ky panair, i hapur në sallonin Manezh në qendër të kryeqytetit të Rusisë, kishte për qëllim të dëshmojë përmirësimin e ekonomisë së atij shtetit i cili ishte prekur nga kriza ekonomike globale.

Kështu pasanikët rusë mund të blejnë tenxheren e prodhuesit gjerman “Fissler”, aspak të përshtatshme për të zier në të. Dorezat dhe kapaku i tenxheres janë të zbukuruara me 270 diamante, ndërsa kapaku është i praruar me ar 18 karatësh. Tenxherja kushton 150.000 euro, gati njëjtë sa një Porsche Cayenne SUV.

Firma gjermane ekspozoi edhe prodhime për kujdesin ndaj lëkurës të quajtur BB Royal, të cilat shiten në shishe të dekoruara me 5.000 kristale Swarovski.

Përveç këtyre prodhimeve, vizitorët kanë mundësi të shohin edhe pianon prej xhamit, me vlerë 110.000 euro, e cila luan vetë notat.

Në seksionin e makinave sivjet është ekspozuar vetëm një helikopter dhe disa automobila sportiv, ndërmjet të cilëve edhe një Lamborghini i kuq me vlerë prej 729.000 dollarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version