Telegrafi

Panairi i karrierës mbahet në qershor

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK),Arian Zeka.

Në takim u diskutua për Panairin e Karrierës i cili pritet të mbahet në pjesën e parë të muajit qershor dhe që këtë vit do të organizohet në bashkëpunim mes Odës Amerikane dhe MPMS-së.

Qëllimi i këtij Panairi është punësimi dhe ofrimi i punës praktike për studentë. /Telegrafi/