Telegrafi

Panairi i bujqësisë në Lushnje, interesim për produktet shqiptare nga Kosova dhe Italia

Panairi ndërkombëtari bujqësisë që po zhvillohet për të tretin vit radhazi në Lushnje, duket se vit pas viti jo vetëm që po rrit pjesëmarrësit dhe vizitorët, por po jep edhe shenja pozitive të rezultateve konkrete të këtij organizmi.

Ata që marrin pjesë për herë të parë me produktet e tyre bujqësore apo blegtorale, shprehen të surprizuar.

Ndërsa të tjerë që kanë qenë edhe në organizimet e mëparshme të këtij panairi konstatojnë interesim edhe nga vende të tjera për produktet shqiptare

Në këtë panair përveç produkteve bujqësore dhe blegtorale janë ekspozuar edhe makineri si dhe risitë teknologjike të fushës. /Telegrafi/