Site icon Telegrafi

Panair vjeshtor DOMA në tre salla

Panairi i Shkupit prej sot deri më 4 tetor do të jetë nikoqir i edicionit të 4-të të Panairit vjeshtor DOMA, që do të mbahet në tre sallat e panairit. Në panair do të mund të gjindet gjithçka për shtëpi me çmime të zbritura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në sipërfaqe të ekspozuar prej 5 mijë metra katror do të prezantohen pjesë të moblijeve para vizitorëve, të cilët janë të interesuar ta rregullojnë shtëpinë e tyre, ose, megjithatë, janë në fazën e ndërtimit ose renovimit të tij. Ky manifestim i panairit mbahet tani për vit të katërt me rradhë dhe jemi krenar që jemi organizator të ngjarjes së vetme të llojit të tillë, e cila në ofertën e saj ka pjesë cilësore të mobiljeve me çmime të zvogëluara sezonale’, deklaroi Sanja Kondarko, drejtoreshë operative e projektit në Panairin e Shkupit.

Për të gjithë të interesuarit, hyrja do të jetë falas, ndërsa orari i punës është prej orës 10:00 deri 20:00. /Telegrafi/

Exit mobile version