Site icon Telegrafi

Panair për ushqim tradicional të Maqedonisë dhe turizëm aktiv

Prodhime tradicionale dhe lloje alternative të turizmit me çmime të ulëta, do të ofrojë panairi ‘Shijoje Maqedoninë’ që do të mbahet sot dhe nesër në Ramstore Mall, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç paralajmërojnë organizatorët, në panair do të mund të blihen reçel shtëpie nga Krusheva dhe llokume me fruta, mjaltë organike nga Velesi, verë e gjelbër nga Kavadari edhe të paktën 30 prodhime të cilat nuk janë rregullisht të pranishme në Shkup, njofton AIM.

Vizitorët njëkohësisht do të kenë rast njihen edhe me ofertën e pasur turistike të Maqedonisë, si dhe të rezervojnë një nga shumë aventurat-çiklizëm malor në Mavrovë, tandem parashutizëm në Ohër, kalërim në Galiçnik…

Panairin për Ushqim tradicional të Maqedonisë dhe turizëm aktiv ‘Shijoje Maqedoninë’ e organizon projekti i USAID-it për ekspansion të bizneseve të vogla, i bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrës, në bashkëpunim me Ramstore Mall dhe Grupet lokale aksionare nga rajoni planor i Pellagonisë, Vardarit, Pollogut dhe rajonit planor verilindor. /Telegrafi/

Exit mobile version