Telegrafi

Panadic thotë se i pëlqeu disiplina e lojtarëve të Ferizajt

Ferizaj fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dueli për mbijetesë solli një luftë të ashpër për pikët e plota, por ato i morën ferizajasit në fund.

Trajneri Andrej Panadic ka thënë se ata ishin të përgatitur për një ndeshje të tillë dhe ia dolën me sukses.

Lexo po ashtu Ferizaj fiton duelin direkt për mbijetesë me Trepçën '89

“Ishte një ndeshje e vështirë si në aspektin fizik ashtu edhe psikik. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje, por ishte e pamundur të luanim bukur në këtë ndeshje”, ka deklaruar ai për ArtSport.

“Ajo që më pëlqeu është disiplina e lojtarëve. Mua si trajner më pëlqen kompaktësia dhe me këtë jemi të rrezikshëm si në fazën e mbrojtjes ashtu edhe sulmit”.

“Në secilën ndeshje që e kemi luajtur ka qenë e vlefshme si jeta. Njëjtë ishte edhe kjo. Kemi edhe dy të tjera”, ka shtuar më tej Panadic. /Telegrafi/