Site icon Telegrafi

Panadic thotë se fitorja ndaj Gjilanit mund të ishte më e thellë

Ferizaj triumfoi 2-0 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Ksoovës.

Pas ndeshjes, trajneri Andrej Panadic ka thënë se kjo fitore pamundur të jetë edhe më e thellë, bazuar në paraqitjen që kishin.

“Në 20 minutat e parë ne vetë kemi bërë gabimet. Ishim nervozë dhe për këtë nuk ishte mirë”, ka thënë fillimisht trajneri i Ferizajt për Art Sport.

Lexo po ashtu Ferizaj shënon fitore komode ndaj Gjilanit - ikën nga zona e kuqe

“Por më pas çdo gjë shkoi shumë më mirë. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kemi pasur obligim që të luajmë për një lojtar tonin, që u lëndua rëndë në stërvitje”.

“Bëhet fjalë për Bujar Shabanin. Le të mbahet dhe të shërohet sa më shpejtë. Gjilani ka luajtur ndeshje për kupë para tri ditësh dhe nuk e ka pasur të lehtë të kthehet menjëherë”.

“Por ne e kemi bërë punën tonë si duhet. Më vjen keq që fitorja nuk ishte më e thellë pasi kemi pasur raste”, ka shtuar më tej trajneri kroat. /Telegrafi/

 

Exit mobile version