Telegrafi

Panadic përgëzon futbollistët e tij pas barazimit me Ballkanin

Ferizaj ka vazhduare me rezultate të mira, pasi ka ndalur edhe Ballkanin në barazim 0-0.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por që në fund përfundoi pa gola përkundë rasteve të mira që kishin dy skuadrat.

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic ka folur pas ndeshjes duke përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin e treguar.

“Më duhet të them që Ballkani është ekip i madh. Kjo që kemi bërë sot dhe në ndeshjet e fundit është fenomenale. Lojtarët kanë luajtur me shumë energji, shumë mençur, taktikisht shumë të organizuar”.

“Me secilin ekip që luajmë, do të ketë telashe me ne. Duhet të dini se sa energji shpenzohet kur luhet çdo tri ditë. Djemtë kanë bërë punë të përkryer dhe duhet të falënderojmë djemtë”.

Lexo po ashtu Vazhdon kriza e Ballkanit, barazon edhe me Ferizajn

“Prej se kemi filluar stinorin pranveror kemi pësuar vetëm një humbje. Djemtë meritojnë pushim, por duhet ta kuptojnë që duhet të vazhdojmë fuqishëm garën”, ka thënë trajneri kroat.

“Ne prej fillimit e kemi ditur se gara për mbijetesë është e fortë. Duam rezultat të shkëlqyer ndaj Dukagjinit që do të na ndihmonte që në fazën e fundit të kampionatit të hyjmë me optimizëm”, ka thënë Panadic. /Telegrafi/