Telegrafi

Panadic lavdëron lojtarët e Ferizajt për angazhimin përball Llapit

Ferizaj barazoi pa gola në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Andrej Panadic ka thënë se është i lumtur me angazhimin që kanë treguar lojtarët e tij.

“I gjithë ekipi ka funksionuar mirë. Kur mendoj rastet, nuk pajtohem se jemi mbrojtur”, ka thënë ai për ArtSport.

Lexo po ashtu Llapi ndalet në shtëpi nga Ferizaj

Edhe lojtarët janë të pikëlluar, por nuk duhet të ndihen të tillë, sepse kanë dhënë maksimumin. Duhet hequr kapelën të gjithëve”.

Kemi pasur mungesa shkaku i suspendimeve, por përkundër telasheve të gjithë kanë dhënë maksimumin”.

Ne kemi luajtur ashtu siç na është dashur. Kemi luajtur me dy sulmues dhe dy mesfushor të qendrës. “Duhet të luajmë njëjtë siç luajtëm ndaj Llapit. Uroj vetëm të kemi më shumë fat”, ka theksuar Panadic. /Telegrafi/