Telegrafi

Panadic i kënaqur me fitoren ndaj Prishtinës: Loja më e luftuar e sezonit, fituam duelet

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic, ka theksuar se fitorja ndaj Prishtinës, ka qenë një prej ndeshjeve më të luftuara nga lojtarët e tij brenda në fushën e lojës.

Ferizaj të shtunën fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 1-0, duke rritur gjasat për mbijetesë.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe me këtë fitore. Jam shumë i kënaqur edhe me përparimin që kanë shënuar lojtarët e mi, dhe jam i kënaqur me lojën që treguam”.

“Fillimi ka qenë i vështirë. Sot ka qenë loja më luftarake e sezonit, fituam duelet që i kishim”, është thënë Panadic.

Ferizaj mbetet i fundit në renditje me 17 pikë, duke u afruar më Malishëven dhe Drenicën në luftën për mbijetesë. /Telegrafi/