Telegrafi

PAN nuk shkon në seancë

Koalicioni PAN definitivisht nuk shkon në seancën konstituive që është paralajmëruar për sot.

Deputeti Bekim Haxhiu nga PDK-ja tha se ashtu siç është vendosur dje, përfaqësuesit e koalicionit PAN nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.

“I mbetet kryesuesit të seancës që të konsultohet me partitë parlamentare e më pas të caktojë seancë. Ne kemi vendosur që mos të shkojmë”, tha Haxhiu për KosovaPress.

Seanca që është caktuar të mbahet sot ka të vetmen pikë të rëndit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

E drejta për kryetar të Kuvendit i takon partisë ose koalicionit fitues në që këtë rast është koalicioni PDK-AAK dhe Nisma.