Site icon Telegrafi

PAN nuk ka emra për anëtarë në KQZ, Presidenti ka të drejtë të emërojë vetë anëtarët (Video)

KQZ

Sipas ligjit për zgjedhjet Presidenti mund të emërojë vet anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nëse koalicioni qeverisës PAN nuk i ka emrat anëtarëve për betim para kreut të shtetit. Kështu shprehen njohësit e proceseve politike në vend. Sipas tyre edhe me mos emërimin e tyre KQZ mbetet funksionale, mirëpo problëm do të ishtë nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohëshme.

Mosdekretimi i anëtarëve të koalicionit qeverisës  PAN, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga ana e kreut të shtetit, Hashim Thaçi, nuk po del të jetë probem për funksionimin e këtij Insitucioni.

Njohësi i zhvillimeve politike, Rasim Alija thotë se edhe me mos emërimin e tyre KQZ është funksionale. Mirëpo, problem, sipas tij, mbetet nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Mund të jetë problematike nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme pa pasur përfaqësues të PAN-it në KQZ, sepse zëri i pozitës nuk do të dëgjohej në KQZ dhe mund të kishim situata tjera sa i përket cerfifikimit të rezultatit zgjedhor. Kjo është problem aktualisht… Nëse partitë nuk dërgojnë emrat e përfaqësuesve të vet në KQZ, të njëjtën mund ta bëj Presidenti dhe të emëroj dikën që mendon se i plotëson kushtet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rasim Alija.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, shprehet se Presidenti, sipas Ligjit për Zgjedhjet, ka të drejtën  e vet, të emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nëse anëtarët nuk japin betimin para Presidentit.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh një situatë të tillë kur anëtarët nuk japin betimin para presidentit të vendit. Në këtë rast Presidenti do të duhej të kërkojë persona tjerë nga organizata emëruese, në këtë rast nga PAN, dhe nëse brenda 14 ditësh nuk bëhen propozime të reja, atëherë është në diskrecion të plotë të Presidentit të emërojë dy persona të tjerë, të përshtatshëm për këtë pozitë”, deklaroi Cakolli.

Pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemail Kurtishi, Erxhan Shpat dhe dhe Stevan Veselinoviç./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version