Site icon Telegrafi

PAN konfirmon pjesëmarrjen në seancën e orës 14:00, thotë se i munguan disa deputetë 

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një prononcim për Telegrafin tha se nuk kanë marrë pjesë në seancë në mungesë të katër deputetëve të koalicionit dhe kryesuesi Adem Mikullovci e ndërpreu seancën pa u konsultuar.

Krasniqi tha se tashmë janë të gatshëm të marrin pjesë në seancë.

“Gjithsesi ne ishim në pritje të katër deputetëve të koalicionit tonë që ishin vonuar për seancë. Dy nga PDK-ja, një nga AAK-ja dhe një nga Nisma, ndërsa kryesuesi i seancës e shtyu vazhdimin e seancës pa u konsultuar fare.  Na jemi të gatshëm të vazhdojmë nga ky moment”, tha Krasniqi për Telegrafin.

Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ndërpreu seancën e orës 11:00 në mungesë të deputetëve nga koalicioni PAN. /Telegrafi/

 

Exit mobile version