Janë shfaqur pamjet e fanellës së re të Argjentinës duke u printuar, më pak se një ditë pas triumfit të vendit në Kampionatit Botëror kundër Francës, me fanellën që ka një yll të tretë mbi simbolin e kombit.
Yjet përdoren nga skuadrat ndërkombëtare për të treguar numrin e Kupave të Botës që kanë fituar gjatë historisë së tyre, dhe Argjentina do të ketë një emblemë të re pasi pretendon trofeun e shquar në Katar.
Federata Argjentinase e Futbollit postoi një imazh të simbolit të ri të vendit në mediat sociale të dielën, duke treguar sukseset e vendit në 1978, 1986 dhe 2022.
Asnjë komb nuk ka më shumë yje mbi simbolin e tyre sesa Brazili, i cili e ka fituar turneun pesë herë në 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002, ndërsa Italia dhe Gjermania kanë nga katër yje secila.
Argjentina do të synojë të fitojë yllin e saj të katërt dhe të barazojë Italinë dhe Gjermaninë në Botërorin e ardhshëm në vitin 2026, i cili do të organizohet nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
La 3ª⭐️ya es una realidad
📽️@endemianado pic.twitter.com/beriPqN5gh
— Sphera Sports (@SpheraSports) December 19, 2022