Telegrafi

Pamjet tronditëse: Tifozët e Bastias sulmojnë lojtarët e Lyonit para ndeshjes në stadium (Foto/Video)

Tifozët e Bastias janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Lyonit.

E gjitha kjo ka ndodhur teksa këtë të fundit po bënin përgatitjet finale para ndeshjes në Ligue 1.

Tifozët vendas u futën në fushë dhe sulmuan të gjithë ata që kishin para, më së shumti pësoi portieri i Lyonit, Mathieu Gorgelin, i cili është zënë i pari nga tuma e tifozëve.

Por, në këtë mes nuk shpëtoi as ylli holandez Memphis Depay, i cili është i huzuar nga Manchester Unitedi. /Telegrafi/