Telegrafi

Pamjet tregojnë se si miqësohen macet dhe qentë

Nëse keni kafshë shtëpiake, mund të jeni të vetëdijshëm se sa të ndryshme janë kafshët, në varësi të specieve.

Një video e publikuar së fundmi në Instagram tregon pikërisht këtë. Në të, një mace dhe një qen i afrohen njëri-tjetrit në situata identike.

Së pari një mace shtrihet në shtratin e kafshëve shtëpiake, dhe më pas një qen.

Dhe ndërsa qeni nuhat me kujdes rreth maces dhe shtrihet pranë saj duke u kujdesur që të mos e zgjojë gjatë gjumit, ajo nuk është aq e butë.

Ajo ngjitet në shtrat dhe ia bën të qartë shoqes se ka ardhur për t’i bërë shoqëri. Ajo i vendos putrën dhe e shkel barkun derisa e zgjon. Pastaj ajo mbështetet në të dhe përshtatet në një pozicion të rehatshëm pushimi. /Telegrafi/