Telegrafi

Pamjet tregojnë kolonën e përforcimeve policore në momentin kur u nisën për t’iu bashkuar luftës kundër kartelit Sinaloa

Forcat meksikane të sigurisë arrestuan të enjten udhëheqësin e kartelit të drogës Ovidio Guzman, një djalë i lordit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, duke shkaktuar një valë dhune përpara një vizite të presidentit amerikan Joe Biden javën e ardhshme.

Dhuna ndodhi kryesisht në qytetin Culiacan në shtetin verior Sinaloa, shtëpia e kartelit të fuqishëm të drogës me të njëjtin emër që El Chapo drejtoi përpara ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017, transmeton Telegrafi.

Guvernatori i shtetit Ruben Rocha tha se shtatë anëtarë të forcave të sigurisë ishin vrarë, duke përfshirë një kolonel, dhe 21 ishin plagosur si dhe tetë civilë.

Rocha tha se kishte pasur 12 përleshje me forcat e sigurisë, 25 akte grabitjeje dhe 250 automjete ishin djegur dhe përdorur për të bllokuar rrugët.

“Nesër mendojmë se do të mund të punojmë normalisht”, tha ai, duke shtuar se nuk kishte diskutuar për thirrjen e më shumë përforcime nga ushtria apo Garda Kombëtare.

Sipas një video e cila po përhapet në rrjetet sociale shihen përforcime policore rrugës për t’iu bashkuar luftës kundër kartelit Sinaloa. /Telegrafi/