Site icon Telegrafi

Pamjet tmerruese tregojnë se si elefanti u rrah nga një turmë në Kenia, gjë që çoi në ngordhjen e tij

Një video shqetësuese e zbuluar tregon fshatarët e zemëruar që e godasin vazhdimisht një elefant në Kenia, gjë që çoi në ngordhjen e tij.

Në videon, e cila filloi të qarkullojë në Twitter të hënën, një grup burrash të armatosur me shtiza dhe sëpata mund të shihen duke goditur kafshën e dëmtuar teksa shtrihet në tokë e gjakosur, transmeton Telegrafi.

Shërbimi i kafshëve të egra në Kenia (KWS) thotë se sulmi ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar në pyllin Imeni, afër qytetit Meru, në Kenia qendrore.

Por një hetim i freskët është nisur tani, pasi që videoja ka dalë në dritë.

Hetuesit dolën në vendin e ngjarjes, por kur mbërritën, elefanti kishte ngordhur.

Gjatë ndjekjes së elefantit, ai rrëshqiti në një vrimë të thellë të krijuar nga heqja e një trungu, duke e thyer edhe këmbën e tij. Atëherë fshatarët kapën kafshën dhe e vranë.

Pamjet grafike tregojnë kafshën e plagosur që shtrihet në tokë, me një plagë të madhe të përgjakshme në këmbën e saj të djathtë.

Elefanti mund të shihet duke bërë përpjekje të dhimbshme për t’u ngritur në këmbët e tij dhe për t’u mbrojtur nga fshatarët sulmues. /Telegrafi/

Exit mobile version