Telegrafi

Pamjet të pështira: Përvëlohen dhe rripen minjtë, për t’i përgatitur si ushqim në Kinë (Video)

Kjo procedurë, e regjistruar në një punëtori të ndytë, tregon momentin kur brejtësit përpëliten dhe lëshojnë zëra, ndërsa janë të futur në kovën me ujë të valë, transmeton Telegrafi.

Më pas, ata hidhen pa ndjenja në dysheme, derisa u vjen radha t’ju hiqen qimet.

Në videon që ka përmbajtje të vështirë për t’u parë, shihen punonjësit pa doreza dhe me papuçe, që bisedojnë dhe qeshin, teksa përpunojnë minjtë.

Ndryshe, minjtë janë shumë të pëlqyer nga kinezët, të cilët kanë specialitete ushqimore me brejtës të ndryshëm. /Telegrafi/