Pamjet shqetësuese tregojnë momentin kur fëmijës i jepet për t’u thithur një cigare elektronike, derisa nëna e tij qesh me shqetësimin e tij.
Video të shumta tregojnë fëmijën që kollitet pasi thith avullin toksik, duke shkaktuar kërkesa të furishme që fëmija të largohet nga nëna, transmeton Telegrafi.
Në një video, një grua dëgjohet duke thënë, ‘Dëshiron ta provosh?’, derisa e mban cigaren lart përpara se t’ia jep foshnjës ta provojë.
Pasi u njoftua për videot, policia e New South Wales, Australi, shkoi në një shtëpi në Kempsey për ta kontrolluar gjendjen e fëmijës.
Policia e NSW-s po vazhdon ta hetojë incidentin.
Daily Mail Australia thotë se djali është dërguan që atëherë në spital për kontrolla.