Site icon Telegrafi

Pamjet shokuese shfaqin momentin kur shpërthen një përleshje në një dyqan në Kaliforni

Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një dyqan në Kaliforni, ku përfshiheshin disa burra dhe një adoleshent, të cilët u lutën për mëshirë, duke ditur se ishte vetëm 13 vjeçar.

Videoja tronditëse e realizuar brenda dyqanit Target në Redlands tregon një grup prej katër burrash që rrethojnë djalin përpara se ta sulmojnë ndërsa blerësit e tmerruar e shikonin.

“Ata fillojnë të lëvizin drejt djaloshit latin”, tha Laura Sanchez, dëshmitare. “Ishte si katër kundër një”, raporton nypost.

Viktima mund të shihet në video duke u përpjekur të largohet prej sulmuesve përpara se të goditet në dysheme.

Më pas, grupi prej katër vetash e rrethon dhe fillon ta godasë me këmbë dhe shqelma ndërsa kalimtarët thërrasin policinë.

Policia amerikane njoftoi se nuk është ngritur asnjë akuzë pasi viktima, e cila nuk u identifikua publikisht, u tha atyre se nuk ishte i interesuar të fliste me policët. Shkaku i sherrit është ende nën hetim. /Telegrafi/

Exit mobile version