Site icon Telegrafi

Pamjet shfaqin një roje sigurie duke u qëlluar në kokë në Atlanta

Videoja rrëqethëse e kamerës së vëzhgimit kapi vrasjen gjakftohte të një roje sigurie në Atlanta.

Një person i armatosur shihet duke ecur drejt Anthony Frazier, 51 vjeç, rreth orës 19:00, raporton nypost.

Burri – i veshur me një këmishë të zezë dhe një kapelë në kokë – shihet duke nxjerrë një pistoletë nga xhepi i djathtë.

Videoja tronditëse nuk tregon të shtënat reale, por personi i armatosur shihet duke marrë diçka nga viktima, ndërsa ai shtrihet i palëvizur në trotuar.

Disa sekonda para vdekjes së tij, Frazier u pa duke dalë nga një veturë GMC e zezë e parkuar jashtë restorantit.

Ndërsa gjuajtësi largohet, ai kalon pranë një burri të ulur, i cili me sa duket pa vrasjen. Dëshmitari ngre duart lart ndërsa i armatosuri e kalon atë.

Ndryshe, policia ka vendosur një shpërblim prej 2000 dollarësh për informacionin që dërgon në arrestimin e personit të armatosur. /Telegrafi/

Exit mobile version