Site icon Telegrafi

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Sipas imazheve satelitore nga hapësira të marra ekskluzivisht nga CNN, duket se nuk ka dëme të mëdha në bazën ajrore që dyshohet se ishte objektivi i sulmit izraelit në Isfahan.

Imazhet satelitore të Radarit me Hapje Sintetike (SAR) janë marrë rreth orës 10:18 të mëngjesit me kohën lokale.

Duket se nuk ka kratere të mëdhenj në tokë dhe nuk ka ndërtesa të shkatërruara. Megjithatë, për të ditur me siguri nëse ka ndonjë dëmtim, do të nevojiten imazhe shtesë vizuale satelitore, shkruan mediumi amerikan.

Imazhet SAR nuk janë si imazhet normale satelitore, sepse ato krijohen nga një satelit që dërgon rreze radari që mund të kalojnë nëpër re, të tilla si ato që aktualisht pengojnë satelitët të marrin imazhe të pastra nga zona. Ato rreze radari reflektojnë nga objektet në tokë dhe kthehen sërish në satelit.

Agjencia iraniane e lajmeve FARS raportoi se një nga objektivat e mundshëm ishte një radar ushtarak në një bazë ushtarake në provincën Isfahan dhe se i vetmi dëm nga sulmi ishin xhamat e thyer në disa ndërtesa zyrash.

Lexo po ashtu “Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Imazhet tregojnë gjithashtu se F-14 Tomcat iraniane që ishin stacionuar në bazën ajrore në të kaluarën nuk janë aty për momentin.

Imazhet shtesë arkivore satelitore të rishikuara tregojnë se ato F-14 Tomcat nuk kanë qenë atje për disa kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version