Turqia vijon të shënojë rekorde negative me infektimet dhe vdekjet nga COVID-19. Së fundmi në media janë publikuar disa pamje të trishta, ku si pasojë e numrit të lartë të viktimave, trupat e pajetë në arkivole transportohen me anë të autobusëve.
Gjithashtu në disa media janë shfaqur arkivole të shumta që prisnin të varroseshin në varrezat Zincirlikuyu si shumë të tjerë të bartura në bagazhet e autobusëve të Komunës Metropolitane të Stambollit (IMM) .
Kryetari i Komunës Metropolitane të Stambollit Ekrem İmamoğlu ka një kohë që po ndan numrin e vdekjeve ditore nga sëmundjet infektive në Stamboll. Ndërkohë kanë lindur edhe kritika se nuk po jepen shifrat e sakta të vdekjeve.
Kjo çështje iu kërkua të sqarohej edhe nga Ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca pas takimit të Komitetit Shkencor të zhvilluar dje.
“Unë do të doja të them se të gjitha shifrat që u kemi dhënë qytetarëve gjatë kësaj periudhe janë të sakta. Të gjithë në këtë pikë, 83 milion njerëz dhe menaxherë, duhet të përpiqen të bëjnë pjesën e tyre. Të gjithë duhet të përqendrohen“, tha ai. /tch/
https://www.youtube.com/watch?v=AQ-WIuTxv6M