Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin këtë video, kanë mbetur të shkouar për faktin se në të shihet një nënë e cila derisa po kalonte rrugën në vija të bardha së bashku me fëmijën që e kishte në karrocë, për pak sa nuk përplasen për vdekje.
Shoferi i kamionit duket se nuk kishte mundur të frenoj në vija të bardha në qytetin Rostov në Rusia, ku në ato vija po kalonin rrugën gruaja që me veti kishte foshnjën në karrocë, e cila për një fije floku i shpëton përplasjes, transmeton Telegrafi.
Ky moment është regjistruar nga një kamerë e instaluar brenda një veturë e cila u ndal në vija të kuqe, dhe filmoi momentin kur të njëjtën gjë nuk e bëri shoferi i kamionit.
Personi që filmoi videon dëgjohet duke i rënë borisë si shenjë paralajmërimi, se kamioni po afrohet me shpejtësi të madhe dhe se nuk e ka ndërmend të ndalet.