Telegrafi

Pamjet që tregojnë momentin kur Lustig, Larsson e Lindelof u tallën me Berishën në momentin e përjashtmit

(Foto: Screenshot/Twitter/CaughtOffside)

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Suedisë nuk përfundoi mirë për Bernard Berishën, i cili u përjashtua me karton të kuq në fund të takimit.

Dardanët pësuan humbje me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në sfidën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Kur po zhvilloheshin minutat shtesë (90’+2), mesfushori i klubit Akhmat Grozny mori kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua ta lëshonte fushën.

Momenti i përjashtimit të Bernard Berishës (Foto: Screenshot/Twitter/CaughtOffside)

Berisha u ndëshkua për faktin se e goditi me bërryl mbrojtësin e krahut, Mikael Lustig, që do të thotë se ai do të mungojë në takimin ndaj Spanjës.

Lexo po ashtu Mund t'ju ketë ikur, mbrojtësi i Suedisë bëri një gjest jo të mirë teksa Berisha po largohej nga fusha pas kartonit të kuq
Gjesti i Victor Lindelof (Foto: Screenshot/Twitter/CaughtOffside)

Mirëpo, derisa 29-vjeçari e lëshoi fushën me qetësi pa asnjë reagim, futbollistët kundërshtarë nisën ta ngacmonin.

Fillimisht, Lustig nisi ta ngacmonte duke tundur dorën në formë përshëndetjeje dhe u pasua nga Sebastian Larsson, i cili po ashtu çoi dorën duke i thënë: ‘Tung”.

Dhe e gjitha përfundoi me qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Victor Lindelof, që shihet në prapavijë duke bërë gjestin e përshëndetjes me dorë. /Telegrafi/