Telegrafi

Pamjet që shfajësojnë shoferin, kalimtaren që i doli përpara nuk ka mundur ta shmangte (Video, +16)

Kamera e vendosur në një veturë që lëvizte në North Yorkshire, ka kapur momentin dramatik kur kalimtarja eci pa kontroll në rrugë dhe u përplas nga një veturë.

Hetimet fillestare, e kanë nxjerrë fajtor shoferin e makinës Peugeot, por pamjet e realizuara nga vetura që vinte në drejtim tjetër, tregon të kundërtën, transmeton Telegrafi.

Ishte kalimtarja që ka pasur një mosmarrëveshje me familjarë dhe lëvizi pa shikuar, ndërsa shoferi nuk mundi ta shmangë përplasjen.

Megjithatë, ka lëndime të lehta dhe gjendja saj është nën kontroll. /Telegrafi/