Dy adoleshentët amerikanë që u përleshën në qendrën tregtare “Bridgewater” në New Jersey janë ndarë me shpejtësi nga policia. Njëri prej tyre u hodh menjëherë në dysheme dhe u prangos, ndërsa tjetri u arrestua me butësi.
Nisur nga videoja që po qarkullon në rrjetet sociale, sherri ka nisur nga djaloshi i bardhë. I pari i drejtoi gishtin adoleshentit me ngjyrë, i pari i hyri në fytyrë dhe i pari e shtyu.
Në momentin kur është shfaqur policia, i bardhi ka qenë i shtrirë mbi adoleshentin me ngjyrë, raporton cnn.
https://twitter.com/closequarters92/status/1493673625278455824
Policia nuk ka mundur të shohë fillimin e sherrit, por nuk ka mundur të mos shohë se i bardhi ishte shtrirë mbi personin me ngjyrë dhe se e godiste. Pavarësisht kësaj, ata e shtynë djalin e bardhë në divan, duke e lënë aty të shikonte me qetësi teksa e hodhën në dysheme një 14-vjeçar me ngjyrë, i vunë prangat dhe e arrestuan.
Sipas autorit të videos, policia e ka mbajtur në pranga djalin edhe për gjysmë ore. Ndërkohë, djali i bardhë arriti të ngrihet nga divani dhe të drejtohet pa e vënë re as policia, gjë që shihet në video.
Adoleshenti i bardhë, shkruan autori i videos, nuk është ndaluar as pas përfundimit të regjistrimeve dhe as nuk është vënë në pranga në asnjë moment.
Djali më vonë e konfirmoi këtë për gazetarët vendas, të cilëve u tregoi se gjithçka që i kishte thënë policia ishte “Rri aty”. /Telegrafi/