Një grua është arrestuar pas publikimit të një video rrëqethëse, ku edukatoret e një çerdhe janë shfaqur duke rrahur në mënyrat më brutale të mundshme fëmijët.
Çerdhja private në qytetin Ho Chi Minh në Vietnam, është bërë kryetemë e mediave lokale pas publikimit të një video ku edukatoret rrahin fëmijët, transmeton Telegrafi.
Edhe më parë ishte shkruar për këtë çerdhe se si torturohen në mënyrën më mizore fëmijët, por në mungesë të provave askush nuk kishte ndërmarrë asgjë.
Por, pasi që pronarja e çerdhes Pham Thi My Linh dhe stafi i saj u filmuan tinëzisht duke rrahur rreth 30 fëmijë, ajo ka pranuar se ata ishin ndëshkuar pasi “lazdroheshin”.
Pas publikimit të video prindërit e fëmijëve kanë vrapuar për në çerdhe për t’i marrë fëmijët e tyre, kurse policia e ka mbyllur çerdhen derisa pronarja e saj Linh rrezikohet të dënohet me tri vite burgim. /Telegrafi/