Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video shokuese e filmuar në Rumani, ku shihet se si infermieri e godet me sallam në kokë një burrë që ishte pavetëdije, derisa dëgjohet sirena e autoambulancës me të cilën po transportin për në spital pacientin.
Burrin me maskë të oksigjenit, punonjësi i spitalit e godet disa herë në kokë me sallam, e në një moment dëgjohet duke thënë: “dëshiron sallam, ja ku e ke në kokë, ore pijanec”, transmeton Telegrafi.
E pasi që videoja është shpërndarë në masë të madhe, kanë filluar hetimet kur punonjësit të ndihmës së shpejtë në Rumani. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Brendshme e Rumanisë, Karmen Dan.
“Jam shokuar me videon që tregon se si infermieri i ndihmës së shpejtë tallet me pacientin që kishte urgjentisht nevojë për ndihmë. Veprimet e tij mund t’i vënë njollë tërë institucionit ku ka mijëra punëtorë tjerë që vërtetë e kryejnë me profesionalizëm punën e tyre”, ka shtuar ajo.
Ministrja ka kërkuar që të identifikohet personi në video dhe menjëherë të shkarkohet nga puna që ai ka kryer deri më sot. /Telegrafi/