Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e cila ka shokuar opinionin në Bosnje e Hercegovinë, por edhe mbarë regjionin.
Bëhet fjalë për një nën nga Velika Kladusha e cila në mënyrën më brutale të mundshme rrah vajzën e saj, transmeton Telegrafi.
Në disa ueb-faqe dhe komente përmendet edhe emri i gruas që rrah vajzën e vogël, ndërsa videoja është filmuar muaj më parë.
Aty shfaqet një nënë e cila pa pikë mëshire godet vajzën e saj në të gjitha pjesët e trupit, derisa vogëlushja e frikësuar dhe me dhimbje të mëdha nga goditjet qan vazhdimisht.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo derisa e godiste vajzën, tërë kohën i thoshte që të ndalet duke qarë.
Sipas medieve boshnjake, është ngritur padi kundër gruas, ku si rezultat i veprimit të saj i është marrë edhe kujdestaria e plotë mbi vajzën. /Telegrafi/