Telegrafi

Pamjet që kanë ndarë botën në dy pjesë (Video)

A është ky  një moment i bukur mes një fëmijë dhe një kafshe të rrezikshme? Videoja dhe fotot janë publikuar nga një prind në rrjetin social Instagram.

Në videon e parë shihet se si pitbulli luan me fëmijën. Ndërsa videoja e dytë shfaq fëmijën dhe qenin teksa flenë bashkë.

Por teksa pati reagime pozitive që e konsideronin të lezetshme foton, pati edhe reagime të forta, transmeton shekulli.

Komentues të shumtë janë shprehur se ishte një marrëzi dhe budallallëk të lësh një qen aq të rrezikshëm afër një të mituri.