Site icon Telegrafi

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në kaosin sotëm të krijuar në Kuvend janë lënduar tre deputete, mes të cilëve njëra ka pësuar sulm në tru.

“Deputetja Jasmina Obradoviq ka pësuar sulm në tru kur deputetët e opozitës i kanë hedhur asaj një shok bombë. Jeta e saj është në rrezik”, tha ajo.

Në rrjetet sociale është publikuar një video e momentit kur, siç duket, shishja i ka rënë në kokë Obradoviqit.

Nuk dihet ende se kush e ka goditur saktësisht, megjithatë, sipas rregullimit të ndenjëseve, mund të supozohet se një nga kolegët e saj nga SNS e ka goditur. /Telegrafi/

Exit mobile version