Një pjesëtar i Hamasit që parakaloi trupin gjysmëlakuriq të një gruaje nëpër Gaza është vrarë nga Izraeli, ka pohuar një rabin.
Shani Louk, 23-vjeçare e cila kishte marrë pjesë në një festival ishte qëlluar nga pjesëtarët e Hamasit më 7 tetor, transmeton Telegrafi.
Nëna e saj informoi një rabin se njëri prej pjesëtarëve të Hamasit që ishte në pjesën e pasme të makinës dhe me pjesëtarë të tjerë po parakalonin me trupin e 23-vjeçares ishte vrarë nga forcat izraelite.
Familja e saj me javë të tëra kishin besuar se Shani ishte rrëmbyer më 7 tetor nga festivali elektronik Nova, por ushtarët izraelitë patën konfirmuar se ajo ishte vrarë dhe kishin gjetur fragmente të kafkës së saj më 30 tetor.
Pamjet tejet shqetësuese që bënë xhiron më 7 tetor tregonin se si turpi i 23-vjeçares ishte vendosur në pjesën mbrapa të një makine dhe në automjet ishin disa pjesëtarë të Hamasit.
Derisa parakalonin mes turmës me trupin e saj, pjesëtarët e Hamasit brohorisnin “Allahu Akbar”.
Pjesëtari i Hamasit që besohet të jetë vrarë nga forcat izraelite është ai që kishte vendosur njërën këmbë mbi trupin e Shani Louk. /Telegrafi/