Telegrafi

Pamjet nuk gënjejnë: E kishte shkelur dreri për 1 prill, askush nuk i besonte (Video)

Kur i riu Keri Mekuk u tregonte miqve të afërmve se para dyerve të hotelit e kishte shkelur dreri, askush nuk i besonte.

Arsyet për këtë qëndronte data kur kishte ndodhur incidenti – 1 prilli, dhe kështu të gjithë mendonin se bëhej fjalë për ndonjë shaka. Madje as nëna nuk i kishte besuar, transmeton Telegrafi.

As ajo nuk i kishte besuar kur përmes telefonit i tregoi çfarë i kishte ndodhur, derisa kishte dalë nga vetura dhe ishte nisur për në hotel.

“I thash nënës se më ka shkelur dreri para dyerve të hotelit. Por ajo filloi të qeshet me mua dhe më tha, ‘kam dëgjuar shaka tjera më të mira’”, ka deklaruar Mekuk.

Por kur personeli i hotelit para dyerve të cilit e kishte shkelë dreri verifikuan pamjet nga kamerat e sigurisë, doli të jetë i vërtetë rrëfimi i të riut.

Në një moment as ai nuk i kishte besuar vetes, derisa nuk i pa pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/