Telegrafi

Pamje nga vendi i aksidentit në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një person

Një person ka humbur jetën në një aksidenti të rëndë komunikacioni, që ndodhi sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Bellanicë të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, ka konfirmuar se në orët e pasdites  në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ afër daljes së Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Autostradën "Ibrahim Rugova", vdes një person

“Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, për t’u marrë me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën”, tha ai për Telegrafin.

Kelani ka thënë se bazuar në informacionet e para dyshohet se një automjet ka qenë i ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar”, pohoi Kelani.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut.

Më poshtë ju sjellim fotografitë nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/