Siç edhe kanë raportuar mediat e huaja, në orët e hershme të ditës së sotme ka ndodhur një sulm në Munchen.
Bëhej fjalë për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, pas një sulmi me thikë nga një person, përcjell Telegrafi.
Autori sulmoi kalimtarë të rastësishëm pak përpara 05:00, me orën lokale në stacionin Grafing, në lindje të qytetit.
Ishte bërë e ditur se agresori është ndaluar nga policia.
Disa dëshmitarë kanë treguar se ai bërtiti “Allahu akbar” para se të kryente sulmet, motivet e të cilit mbeten gjithsesi për t’u sqaruar. /Telegrafi/