Telegrafi

Pamjet nga stërvitjet ushtarake, momenti kur aeroplani amerikan F-15 godet me raketë dronin mbi Oqeanin Atlantik

Ky është momenti kur aeroplani i ushtrisë amerikane F-15, lanson një raketë me të cilën e godet cakun mbi Oqeanin Atlantik.

Forcat ajrore amerikane kanë shfaqur pamjet brenda kabinës së pilotit të aeroplanit F-15 C Eagle, ku piloti lanson raketën Sidewinder në drejtim të një droni, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai lanson edhe një raketë tjetër që shihet se e godet dhe shkatërron cakun, duke lënë shkëndija zjarri në qiell, derisa fluturaket tjera kalonin pranë.

E gjithë kjo ishte bërë në kuadër të stërvitjeve me skuadriljen 439 Fighter ndryshe e njohur si “The Grim Reapers” që bashkuan forcat me ushtrinë britanike. /Telegrafi/