Reshjet e borës, të cilët kanë përfshirë territorin e Kosovës, kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e vendit, por edhe nëpër Rrugën e Kombit, në pjesën e Shqipërisë.
Telegrafi ka siguruar foto të cilat tregojnë pamje nga Rruga e Kombit, e cila është e mbuluar nga shtresa të borës, e mund të paraqes rrezik për automjetet që frekuentojnë atë rrugë.
Sipas informacioneve, për shkak të reshjeve më të mëdha të borës qarkullimi është më i vështirësuar në këtë rrugë, në pjesën e Shqipërisë. /Telegrafi/