Site icon Telegrafi

“Pamjet nga kampet ku qëndrojnë qytetarët e Arakanit janë tronditëse”

Zëvendës Nënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Simon Henshaw, pasi ka vizituar kampet ku qëndrojnë qytetarët e Arakanit tha se janë “shumë tronditëse” pamjet që kanë parë në kampe.

Henshaw ka qëndruar në Mianmar dhe në Bangladesh në periudhën 29 tetor – 4 nëntor me ç’rast ka marrë pjesë në një konferencë ditore për media të Departamentit të Shtetit ku ka folur për vëzhgimet e tij.

“Ishin shumë tronditëse ato që kemi parë në kampe. Kriza e refugjatëve në një nivel të pabesueshëm. Numri i njerëzve që kanë mbetur të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga 25 gushti është më shumë se 600 mijë. Situata në kampe është shumë e vështirë. Njerëzit kanë vështirësi të shumta”, tha Henshaw.

Ai tha se në kampe kanë gjetur mundësinë të bisedojnë me qytetarët e Arakanit. “Shumë nga refugjatët me lot në sy na kanë shpjeguar se si janë djegur fshatrat e tyre, se si para syve të tyre janë vrarë njerëzit e tyre të afërt”, tha zyrtari amerikan.

Henshaw theksoi se në Mianmar janë takuar me zyrtarë të qeverisë dhe me liderë të komunitetit Arakanas.

Ai shtoi se i kanë bërë thirrje qeverisë së Mianmarit që “të mbrojnë popullatën lokale dhe të zhvillojë hetime lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut”. /AA/

Exit mobile version