Një derbi nga skuadrat e ligës së dytë turke (TFF 1. League) është pezulluar, pasi portieri i ekipit mysafir është sulmuar nga një tifoz me flamurin e rivënies nga këndi.
Ndeshja ndërmjet rivalëve nga Izmiri, Goztepe dhe Altay, u shndërrua në kaos pas vetëm 25 minutash, kur tre tifozë, përfshirë dy fëmijë, u lënduan gjatë zënkave në tribuna.
Portieri i Altaym, Ozan Evrim Ozenc, u largua nga zona e tij për ta kontrolluar situatën, pasi ishin thirrur autoambulancat për transportimin e tifozëve të lënduar në Goztepe Gursel Aksel Stadyumu.
https://twitter.com/HooligansTV_eu/status/1596919943638880256
Në atë çast, një tifoz kishte hyrë nga ana tjetër e fushës dhe goditi portierin nga prapa me flamurin e rivënies nga këndi.
Pamjet janë xhiruar nga kamerat, ndërsa tifozi e ka goditur më shumë se një herë Ozencin që nuk e priste.
Menjëherë, kanë reaguar bashkëlojtarët dhe stafi për ta neutralizuar sulmuesin, derisa portieri thuhet të jetë dërguar në spital për shkak të plagës dhe gjakderdhjes. /Telegrafi/