Telegrafi

Pamjet në xhirim të ngadalësuar tregojnë se si Ferguson nuk arriti t’u bënte ballë goditjeve të Gaethje

Justin Gaethje u shpall në fundjavën e kaluar si kampioni në fuqi i përkohshëm, pas fitores ndaj Tony Fergusonit në UFC 249.

Ndoshta Ferguson mund të jetë i penduar që pranoi të përballej me amerikanin, pasi ky i fundit jo vetëm që i mori titullin – por edhe i shkaktoi lëndime të rënda.

Qysh në fillim të meçit, Gaethje ishte në përparësi të Fergusonit, pasi filloi me disa grushte të shpejta dhe zmbrapsi kundërshtarin e tij.

Lexo po ashtu Ferguson tregon gjendjen e rënd të fytyrës së tij pas rrahjes nga Gaethje, përkundë kësaj ylli i UFC vallëzon në spital

Në xhirime të ngadalësuara, mund të shihni se si goditjet e amerikani ‘shkundin’ trupin e ish-kampionit.

Meçi mes dy yjeve të MMA zgjati deri në raundit e fundit, atë të pestë, e që Gaethje i mori titullin Fergusonit.

Ferguson do të përballej fillimisht me Khabib Nurmagomedov, mirëpo ky i fundit për herë të pestë anuloi meçin, shkaku i shpërthimit të coronavirusit. /Telegrafi/