Justin Gaethje u shpall në fundjavën e kaluar si kampioni në fuqi i përkohshëm, pas fitores ndaj Tony Fergusonit në UFC 249.
Ndoshta Ferguson mund të jetë i penduar që pranoi të përballej me amerikanin, pasi ky i fundit jo vetëm që i mori titullin – por edhe i shkaktoi lëndime të rënda.
Qysh në fillim të meçit, Gaethje ishte në përparësi të Fergusonit, pasi filloi me disa grushte të shpejta dhe zmbrapsi kundërshtarin e tij.
Në xhirime të ngadalësuara, mund të shihni se si goditjet e amerikani ‘shkundin’ trupin e ish-kampionit.
Meçi mes dy yjeve të MMA zgjati deri në raundit e fundit, atë të pestë, e që Gaethje i mori titullin Fergusonit.
Ferguson do të përballej fillimisht me Khabib Nurmagomedov, mirëpo ky i fundit për herë të pestë anuloi meçin, shkaku i shpërthimit të coronavirusit. /Telegrafi/
Justin Gaethje just DESTROYED Tony Ferguson. Crazy fight. 👏 #ufc249 pic.twitter.com/4ceRWB9JcU
— RetroWwfUfc (@RetroWwfUfc) May 10, 2020