Site icon Telegrafi

Pamjet, ndoshta më të tmerrshmet deri më sot: Fëmijët e ISIS-it ekzekutojnë ‘spiunin’ duke i prerë kokën dhe krahët me shpatë (Foto/Video,+18)

Gjakatarët e ISIS-it kanë publikuar videon e tyre më të tmerrshme deri më sot – tregon një fëmijë jo më të vjetër se 10 vjeçar duke qëndruar para një koke të këputur dhe duke i kërcënuar me vdekje spiunët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aty shihet një djalosh i vogël – i maskuar – i cili ishte pjesë e një ekzekutimi të një të riu i cili u dënua si spiun.

Së pari, ai u lidh për dy pemë me krahë të shtrirë, ndërsa ai i “rrëfeu krimet e tij”.

Pastaj dy djem të rritur – që dukeshin të ishin në adoleshencën e tyre të vonë – u larguan përpara dhe i copëtuan krahët me shpata gjigante – pamje të cilat mediat nuk i kanë publikuar.

Një nga djemtë, atëherë i këputi kokën viktimës me thikë gjuetie para se fëmija më i vogël vendosi këpucën e tij të vogël në kokën e njeriut.

Njeriu thuhet se ka qenë një spiun amerikan dhe ekzekutuesit ishin jetimë, prindërit e të cilëve thuhet se janë vrarë në sulme ajrore. /Telegrafi/

Exit mobile version