Telegrafi

Pamjet misterioze tregojnë se krijesa e zhdukur para shumë vitesh ende ekziston (Video)

Adrian Richardson ka shfaqur pamjet e një pjese malore në Hobart të Australisë, ku pretendohet se shfaqet gjallesa e njohur si tigri i Tazmanisë, që është zhdukur para shumë vitesh.

Kamerat e vendosura për vëzhgim, kanë kapur krijesën misterioze që është shumë më e gjatë se dhelpra dhe nuk ngjanë me kafshë tjera të vogla, transmeton Telegrafi.

“Për 25 vite me radhë, kam bërë përpjekje që të tregoj se kjo krijesë ende shëtitet në male. Kam prova dhe duhet bërë më shumë që ta mbajmë të gjallë”, ka thënë Richardson lidhur me rastin.

Mirëpo, ende nuk dihet vërtetësia e kësaj gjallese, që njihet vetëm nga ilustrimet e ndryshme, sepse nuk është parë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/