Telegrafi

Pamjet mahnitëse të ujëvarës më të lartë në botë, të kapura nga droni (Video)

Pamjet mahnitëse që janë kapur nga një dron tregojnë bukurinë mahnitëse të Angel Falls, e njohur gjithashtu si Salto Angel, ujëvara më e lartë në botë, në Venezuelë, transmeton Telegrafi.

Pothuajse në një kilometër lartësi, uji nga kaskadat e Salto Angel bie në malet Auyantepui dhe shpejt bie nëpër retë më poshtë.

Pamjet me dron na japin një pamje spektakolare të rënies së ujit, pamje të cilat pa avancimin e teknologjisë, me siguri se nuk do të mund t’i shihnim. /Telegrafi/